Vushtrria nuk hap shkollat e i mbyll xhamitë pas shtimit të rasteve me koronavirus

Vushtrria nuk hap shkollat e i mbyll xhamitë pas shtimit të rasteve me koronavirus

21:23, 03/06/2020

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se nuk do t’i hapë shkollat për klasën e 9-të nëpër disa fshatra, siç ishte paraparë me masat e reja, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Kjo komunë po ashtu ka njoftuar se aty ku ka raste do të mbyllë edhe xhamitë.

Në ditët e fundit, shumica e rasteve me koronavirus në nivel vendi, vijnë nga komuna e Vushtrrisë. Vetëm të mërkurën, nga 19 rastet e reja, 14 janë nga komuna e Vushtrrisë. Sipas një njoftimi të komunës, ky rezultat ka dalë nga 80 teste të kryera.

Rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.

“Të gjitha rastet me Covid 19 me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal. Shtabi Emergjent dhe DKA kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me Covid 19 të mos hapen shkollat për klasën e 9 por të vazhdojë mësimi online. Po ashtu bashkë me KBI në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër”, thuhet në një njoftim të komunës në Facebook.

Shkollat për klasën e 9-të është paraparë të hapen nga 8 qershori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco