Kjo është puna e Klinikës së Nefrologjisë  gjatë pandemisë

Kjo është puna e Klinikës së Nefrologjisë gjatë pandemisë

14:13, 02/06/2020

Klinika e Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës së krijuar me virusin COVID-19.

Gjatë tre muajve të fundit, në Repartin e Nefrologjisë janë pranuar 103 pacientë për trajtimin të mëtutjeshëm.

Brenda kësaj kohe, gjithashtu, në Repartin e Hemodializës janë realizuar më shumë se 7800 seanca.

Shifrat e nxjerra nga raporti i punës, janë të dhëna për pacientët e përfshirë në programin e rregullt.

Nga 8 prilli deri më 25 maj, ndërkaq, janë kryer 33 seanca të hemodializës për pacientët me COVID 19 në Klinikën Infektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco