Probleme të theksuara në qasje në mësimin online

Probleme të theksuara në qasje në mësimin online

13:11, 01/06/2020

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) ka publikuar sot hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të skemës së asistencës sociale gjatë Covid-19”, ku nga ky hulumtim doli se ka probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e mësimit online të fëmijëve nga familjet përfituese të skemës së asistencës sociale.

Ky hulumtim është realizuar me intervista telefonike, ku janë realizuar 227 intervista në 32 komuna të Kosovës, ku janë intervistuar rreth 7 familje për një komunë. Të përfshira familjet nga të gjitha nacionalitetet 182 familje shqiptare dhe 42 nga komunitetet romë, ashkali, goranë dhe serbë.

Drejtori i Institutit për Zhvillimin e Politikave Sociale, Vehbi Mujku, tha se ka pasur probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e mësimit online të fëmijëve nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale.

“Probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e mësimit online të fëmijëve nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale. Vështirësi në dërgimin e detyrave tek mësimdhënësit në mungesë të pajisjeve të nevojshme për mbajtje të kontaktit me mësimdhënësit dhe shkollën. Komuniteti romë, ashkali dhe egjiptas vazhdojnë të mbesin në shkallë të ulët të vijimit të mësimit edhe gjatë periudhës së pandemisë. Shuma e asistencës sociale e pamjaftueshme për përmbushjen e minimumit ekzistencial për familjet në skemën e asistencës sociale. Dyfishimi i asistencës sociale ka qenë një ndihmesë e madhe për familjet në asistencë sociale”, tha ai.

Ai tha se 24 familje nuk posedojnë fare TV, andaj fëmijët e tyre nuk kanë mundur të ndjekin e-mësimin. 64 për qind të këtyre familjeve kanë deklaruar se kanë qasje në internet dhe 34 për qind kanë deklaruar se nuk kanë qasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco