MASHT-i sqarohet rreth hapjes së çerdheve

MASHT-i sqarohet rreth hapjes së çerdheve

23:28, 31/05/2020

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, përveç tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve.

Në një njoftim për media thuhet se MASHTI ka kërkuar nga drejtoritë komunale për arsim dhe institucionet parashkollore në vend që të zbatojnë me kujdes maksimal udhëzimet për masa mbrojtëse të IKShPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

Po ashtu, MASHTI ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i.

MASHTI u bën thirrje institucioneve parashkollore, të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco