Institucionet komunale apelojnë te qytetarët për kufizim të lëvizjes dhe mbajtje të distancës

Institucionet komunale apelojnë te qytetarët për kufizim të lëvizjes dhe mbajtje të distancës

11:05, 08/04/2020

Ndonëse komuna e Vitisë nuk pa pasur raste të reja të të infektuarve me Covid 19, autoritetet komunale apelojn për kujdes dhe respektim të masave të ndërmarra nga IKSHP-ja.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktoj qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, e posaqërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid19.

“Andaj, edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tash më është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetsore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për ti’u shmangur turmave dhe levizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur.

Apelojm që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkalojm këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”, ka thënë kryetari Haliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco