Nëse respektohen rregullat dhe veprimet e shtetit, ndihmojmë shumë

Nëse respektohen rregullat dhe veprimet e shtetit, ndihmojmë shumë

10:43, 08/04/2020

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, thotë se nëse sot bëjmë diçka për njerëzimin, do ta ndihmojmë veten dhe të tjerët.

Nëse respektohen rregullat dhe veprimet e shtetit, ne ndihmojmë shumë: mjekët, policët, institucionet dhe të gjithë ata që po japin mundin në këtë situatë të vështirë.

Nëse kufizojmë daljet, ndihmojmë shumë duke ruajtur shëndetin tonë dhe të të tjerëve.

Nëse aty ku lejohen shit-blerje kujdesemi duke u rreshtuar në rradhë me largësinë e duhur, ndihmojmë shumë.

Sipas tij në ditët në vijim, duhet t’i përmbahemi udhëzimeve të mjekëve dhe vendimeve të qeverisë. Anuloni çdo lloj takimi, përfshirë vizitat tek të afërmit tuaj dhe bëni lëvizje vetëm për nevoja urgjente dhe jetësore të familjes tuaj.

Mos të dalim në hapësira publike, parqe, vende turistike po vende ku frekuentojnë njerëz. Plani dhe thirrja është që të qëndrojmë në shtëpi.

Pavarësisht higjienës në ambientet tona familjare, t’i shtojmë ato edhe më shumë. Kështu, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë.

"Prandaj, kërkojmë të jeni të vendosur dhe mos ta thjeshtëzoni këtë situatë", tha kryetari i Pejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco