Çdo rast me Coronavirus pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

Çdo rast me Coronavirus pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

21:44, 07/04/2020

21:58 - Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën më coronavirus që po përballet Kosova.Krasniqi ka thënë se Klinika Infektive ka 125 shtretër ndërsa 6 prej tyre janë në repartin e kujdesit intensive.

Ai thotë se për momentin tre pacientë të prekur me COVID-19 janë nën kujdesin intensive.

Infektologu thotë se është pozitive që në Kosovë nga 170 të prekurit me coronavirus vetëm 70 prej tyre kanë marrë mjekim në Klinikën Infektive ndërsa pjesa tjetër janë izoluar ën shtëpitë e tyre për trajtim më të lehtë.

Krasniqi thotë se personalisht ka menduar se pikërisht Malisheva do ta kalojë më së lehti këtë virus edhe për shkak të përvojës me rriqrat.

“Fatkeqësisht pandemia doli të jetë e paparashikueshme”, tha ai.

Infektologu tregon edhe disa dilema që kanë klinicistët me epidemiologët.

“Nëse nuk i prekni sytë, hundën apo gojën, nëse nuk kolliteni dhe s’keni kontakt me personat e infektuar s’ka se si të infektoheni. Edhe nëse keni pasur kontakt dhe më pas i pastroni duart nuk ka rrezik…Virusi nuk mund të futet në trup përmes lëkurës”.

Krasniqi thotë se qytetarët nuk po i zbatojnë masat sa duhet pasi infektimi nuk është aq i thjeshtë.

Ai thotë se më nuk ka raste të importuara, por rastet e reja nga papërgjegjësia e qytetarëve.

“Çdo rast [me coronavirus] pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.

21:44 - 1 në 10 mijë banorë janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë, çdo i 3 është shëruar

Sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID19, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 170.

Duke komentuar situatën me këtë pandemi që po ballafaqohet edhe shteti i Kosovës, ka folur infektologu kosovar, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se megjithatë Kosova qëndron mirë në raport me vendet e tjera.

“Nga 170 raste të prekura, vetëm 70 kanë shtrirë në Infektivë. Gjendja e tyre është e mirë e qëndrueshme, me përjashtim të 8 rasteve, 5 të tyre janë më oksigjeno-terapi dhe 3 janë në gjendje më të rëndë, 2 nga ta janë të intubuar. Bazuar në kriteret e OBSH-së, këta i vlerësojmë si kritike.

Nëse i analizojmë këto të dhëna, pak më shumë se tri jave, kemi të konfirmuar një 1 person me COVID në 10 mijë banorë.

Të shëruar në bazë të atyre që i kemi, çdo i 7-ti është shëruar plotësisht. Nëse i marrin për bazë vetëm personat e shtruar në klinikë, i bie që çdo i treti është shëruar”, ka thënë ai.

Infektologu tutje ka shtuar se nëse e marrim si periudhë kohore atëherë personat e prekur nga koronavirusi tek ta zgjat sëmundja prej dy javë nëse te ata më të rënda nga tri javë deri 6, atëherë i kemi çdo tretin person të shëruar, që s’është keq.

“Kjo është pandemi, ashtu edhe siç është thënë të moshuarit dhe me sëmundje bashkëshoqëruese e kanë më të vështirë ta përballojnë.

Rastet në kujdesin intensiv, një rast është dita e 10-të, prej që ka ardhë ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri qysh në ditën e parë që është e 4-ta dhe brenda disa orëve është dashur të kyçet në inkubator për frymarrje.I treti ka ardhë sot, në gjendje të rëndë thuajse pa vetëdije”.

Ndërsa për trajtimin e të infektuarve doktori thotë se kanë për bazë protokolet e vendeve që kanë pasur efekte pozitive, por që sipas tij arma më e mirë mbetet parandalimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco