Reagon KUR 'Prishtina': Sokol Xhafa nuk është pjesë e VV-së

Reagon KUR 'Prishtina': Sokol Xhafa nuk është pjesë e VV-së

20:17, 07/04/2020

Ujësjellësi i KUR 'Prishtina' ka raguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar se UD. i kryeshefit ekzekutiv, Sokol Xhafa, është pjesë e VV-së, shkruan Syri.net Kosova.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 7 prill - Të nderuara media elektronike dhe të shkruara, 

Fillimisht, ju falënderojmë për bashkëpunimin shumëvjeqar që kemi me ju.
Sot, jemi të detyruar të reagojmë ndaj disa portaleve se, "drejtori i ri i ndërmarrjes së ujësjellësit është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje".

UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU"Prishtina" Sokol Xhafa i cili deri më sot ka qenë drejtor teknik i kompanisë, nuk është anëtar i asnjë partie politike, rrjedhimisht as i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sokol Xhafa është me profesion hidroinxhiner që përket me veprimtarinë e ushtruar në këtë kompani, ndër vite.

Një fotografi që po qarkullon gjithandej është nga një tryezë i ftuar si drejtor teknik i kompanisë, ku kanë qenë prezent Autoriteti Rregullativ për Ujëra, NP Ibër Lepenci, , profesorë të fakulteteve dhe akter të tjerë dhe nuk ka të bëjë asgjë me asnjë parti politike.

Sokol Xhafa është një profesionist i fushës së inxhinierisë së ujërave.

Kërkojmë nga ju që të jeni korrekt dhe se shpifjet janë të papranueshme për ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco