Gjakovarët nuk i binden masave kundër virusit COVID-19

Gjakovarët nuk i binden masave kundër virusit COVID-19

16:52, 07/04/2020

Komuna e Gjakovës ka shprehur shqetësim pasi ka vërejtur se nuk po respektohet urdhëresa për veprimtaritë ekonomike gjatë kësaj pandemie.

Kryetari i komunës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje të gjithë banorëve dhe të gjitha veprimtarive ekonomike në Gjakovë, që t’i respektojnë masat kundër virusit COVID-19.

Gjini ka thënë që është obligim i secilit qytetar, që të mundohet ta parandalojë përhapjen e këtij virusi.

Në bazë të ligjeve aktuale, disa nga masat që duhet të respektohen nga qytetarët, janë bërë të ditura nga komuna e Gjakovës.

Gjini ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që e frekuentojnë objektin e komunës duhet të kenë maska dhe dorëza dhe të bëjnë dezinfektimin e duarve në hyrje të objektit, në të kundërtën të njëjtit nuk do të lejohen të hyjnë brenda.

Poashtu, të gjitha dyqanet ushqimore, institucionet bankare dhe barnatoret duhet të kenë dezinfektues për klientët, të cilët patjetër që duhet të hyjnë me maska dhe dorëza dhe të respektojnë distancën sociale prej dy metrave.

Përveç kësaj, të gjitha këto veprimtari që punojnë janë obliguar që të caktojnë një person përgjegjës që do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë frekuentimit të objekteve.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 170 raste pozitive me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco