Pandemia ndryshoi jetët tona

Pandemia ndryshoi jetët tona

16:36, 07/04/2020

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë sot mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se pandemia e koronavirusit i ka ndryshuar jetët tona, shprehitë tona dhe ritmin tonë jetësor.

“Dje ishte ditë shumë e rëndë për Kosovën, sepse humbëm dy qytetarë nga ky virus, ndërkaq 20 të tjerë u konfirmuan të infektuar. Kjo pandemi ka krijuar sfida të mëdha për njerëzimin, profesionistët shëndetësorë, sfida për bizneset, dhe në tërësi për shoqërinë”, ka shkruar Osmani.

Ajo në Ditën Botërore të Shëndetësise ka shprehur mirënjohje të thellë si dhe ka falënderuar mjekët për angazhimin e tyre.

“Është koha t’i përkrahim mjekët tanë në betejën e tyre jetësore ndaj virusit Covid 19. Është koha që vetëmohimin dhe sakrificën e tyre ta kthejmë në moment reflektimi mbi shoqërinë”, ka shkruar Osmani.

Ky është postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco