Gjilanit i ofrohet ndihmë prej 430 mijë eurosh

Gjilanit i ofrohet ndihmë prej 430 mijë eurosh

16:19, 07/04/2020

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim partnerët e saj strategjik SDC-DEMOS, SIDA dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë, kanë përmbyllur procesin e përzgjedhjes së komunave përfituese nga granti i paraparë i performancës komunale për vitin 2020.

Një nga komunat që ka përfituar është edhe Komuna e Gjilanit. Plot 430 mijë euro do të përfitojë kjo komunë nga MAPL.

Këtë ndihmë sot në takim në Gjilan e ka konfirmuar edhe ministrja Emilia Rexhepi.

Bashkë me kryeministrin Kurti, Rexhepi ka takuar të parin e komunës, Lutfi Haziri ku janë njoftuar me situatën nga afër pas infektimit të disa personave me koronavirus.

Ministrija Rexhepi ka qenë dje edhe në një tjetër komunë e cila është e atakuar nga koronavirusi. Ajo ka vizituar Malishevën, zonën me numrin më të madh të invektuarve nga kjo pandemi./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco