Koronavirusi i largoi policinë nga rrugët regjionale e autostradat dhe gjobitjet

Koronavirusi i largoi policinë nga rrugët regjionale e autostradat dhe gjobitjet

08:28, 07/04/2020 Nga B.T

Derisa para përhapjes së pandimesë globale Koronavirus edhe në vendin tonë, gjatë rrugëtimeve nga një qytet në tjetrin përballeshe me numër jo të pakët të patrollave policore, që nga 14 marsi i këtij viti me ndërmarrjen e masave kundër Covid 19 janë pakësuar edhe kontrollat policore, për të mos thënë nuk ka fare.
 
Të rrugëtosh jo vetëm në rrugë lokale, por edhe në ato regjionale dhe autostradat, nuk do të shohësh më thuajse asnjë patrollë policore trafiku.

Mungesa e forcave të rendit në rrugë lokale, ato regjionale dhe autostradat, kanë ngritur shqetësime tek qytetarët sidomos bizneset e përgjegjshme, të cilat po bartin prodhime nga njëra anë në tjetrën dhe ndihen të rrezikuar nga mungesa e policisë.

Krahas pasigurisë nga virusi korona, qytetarët po ndihen edhe të rrezikuar edhe mungesa e policisë në rrugët magjistrale e autostrada.

Si shkak i mos punës së policisë me kapacitete të plota edhe raportet policore tregjnë  rënie të shqiptimit të gjobave e veprave tjera

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur janë shqiptuar 182 tiketa për kundërvajtësit në trafik, derisa para pandemisë  brenda 24 orëve shqiptoheshin nga 1 mijë deri në 1 mijë e 500 gjoba.

Nga ana tjetër në bazë të raporteve policore shihet se tashmë policia më së shumti ka raste të mos veprimit shëndetësore gjatë pandemisë, ku  gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona.

Burime të "Syri.net", tregojnë se  policët me "sëmundje" të ndryshme dhe policet shtatëzëna nuk janë duke punuar, derisa  policia e trafikut nuk janë duke dalur në terren, por janë vetëm në gjendje gatishmërie.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre ditëve "Syri.net" nga terreni janë parë policë vetëm brenda qyteteve duke u endur poshtë e lartë dhe në vendbanimet e izoluara, duke mos lejuar hyrje daljet, por jo edhe nëpër rrugë lokale, regjionale dhe autostradat.

"Syri.net" ka alarmuar  e kërkuar sqarime për mungesën e policisë në rrugë lokale, ato regjionale dhe autostradat udhëheqësit e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk ka marr ndonjë përgjigje  nga asnjëri nga zyrtarët e MPB-së.

Derisa zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, tha për "Syri.net", se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka si dhe  konform urdhrit operacional për reagim kombëtar, duke operauar me njësitet e ndryshme policore, në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas tij situata në aspektin e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile, pasi PK ka staf të mjaftueshëm në detyrë të organizuar në orarë të zgjatur.

Personeli është i angazhuar sipas vendimeve dhe planeve të parapara, përfshirë edhe lirimin e atyre që parashihet sipas vendimeve dhe planifikimeve të parapara.

Nga ana tjetër lidhur me këtë çështje nuk janë përgjigjur as nga organizata e cila merret me çështje të sigurisë.

 "Syri.net",pati alarmuar edhe për moskontrollimin e qytetarëve të cilët vinin nëvendin tonë  prej mesit të shkurtit e këkndej, por ato shqetësime nuk u morrën parasa institucionet, të cilat arsyetoheshin se po i kontrollojnë njerëzit në kufijë, por doli e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco