Alarmante / Qytetarë të shumtë presin para bankave pa mjete mbrojtëse...

Alarmante / Qytetarë të shumtë presin para bankave pa mjete mbrojtëse...

14:41, 06/04/2020 Nga B.T

Ashtu sikur fundjavën e kaluar  edhe sot qytetarë të shumtë i'a kanë mësyer bankave për shërbime të ndryshme, pas vendimit të qeverisë për  dhënien e pagave.

Shumë nga qytetarët kanë shkuar për të shikuar a mos vall u janë hedhur para nga shteti, e të tjerë për të hapur llogari.

Nga policia thonë së janë në terren, por posa largohen ata përsëri krijohen tollovitë.

Lidhur me këtë "Syri. net" edhe fundjavën e kaluar ka kërkuar sqarime nga Ministria e Transfereve se si do të përfitojnë premtimet punonjësit privat e të tjerë, por nuk ka marr përgjigje.

SItuata nga këto pritje është alarmante, ku shihet se shumë nga qytetarët janë pa mjete mbrojtëse e duke mos respektuar distancën.

"Syri.net", ka alarmuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë e Institutin e Shëndetit Publik e institucionet tjera, por nuk ka veprime.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco