Qytetarët nuk paguajnë faturat për rrymë e ujë për shkak të koronavirusit

Qytetarët nuk paguajnë faturat për rrymë e ujë për shkak të koronavirusit

08:55, 06/04/2020

Situata e krijuar në vend me virusin COVID-19 ka bërë që një numër i qytetarëve të mos kryejnë pagesën e borxheve ndaj kompanive publike që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Virusi pandemik ka ndikuar negativisht në të hyrat dhe financat e këtyre kompanive që ofrojnë shërbime të ndryshme.

‘’Kemi pasur rënie drastike në të hyra, edhe pse tani pagesat kanë filluar të bëhen përsëri gjendja nuk është e kënaqshme. Kemi hasur në ngecje të pagesave për shërbimet e ofruara, pagesa e së cilave është jetike për zhvillimin e aktivitetit tonë operativ, si rregullimin e prishjeve, fabrikat dhe furnizimin me ujë. Punëtorët po kryejnë shërbimet e tyre megjithëse situata nuk është aspak e lehtë’’, kanë sqaruar në një përgjigje me shkrim nga Ujësjellësi “Prishtina”.
Me problemin e njëjtë është duke u ballafaquar edhe kompania rajonale për grumbullimin dhe pastrimin e mbeturinave në kryeqytet.

Ndërkohë, qytetarët pagesën ndaj këtyre shërbimeve e shohin si të nevojshme edhe në kohë krize.

Kriza ekonomike e krijuar nga virusi ka prekur edhe KEDS-in, megjithëse sipas zëdhënësit të kësaj kompanie, jo në masën e njëjtë.

Organizata të ndryshme botërore, që merren me ekonomi, kanë paralajmëruar se ndikimi i pandemisë në ekonomi do të jetë relativisht i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco