Në Pakon Emergjente duhet të përfshihen edhe punëtorët teknik

Në Pakon Emergjente duhet të përfshihen edhe punëtorët teknik

10:49, 05/04/2020

Federata Sindikale e Shëndetësisë po kërkon që në Pakon Emergjente Fiskale të përfshihen edhe punëtorët e tjerë që punojnë në spitale si shoferët, pastruesit e punëtorët e tjerë teknik.

Kryetari i kësaj sindikate, Blerim Syla ka thënë se kjo pjesë e punëtorëve është shumë e zhgënjyer.

Syla ka thënë se është duke bërë përpjekje që edhe ky grup i punëtorëve të përfshihet në pako, por është duke hasur në vesh të shurdhër.

“Jam i zhgënjyer që qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e Federatës Sindikale që përveç mjekëve dhe infermierëve në Pako të të përfshihet edhe stafi tjetër mbështetës nga pastruesit, vozitësit, e deri te punëtorët teknik. Shëndetësia është një zinxhirë gjithëpërfshirës që nuk përfshinë vetëm mjekët. E kam paralajmëruar ministrin dhe kryeministrin në detyrë që të bëjnë të pamundurën që të përfshihet edhe ky grup por, kam hasur në vesh të shurdhër’’, tha Syla.

Ai po ashtu ka folur edhe për përpjekjet e Sindikatës që të punëtorëve shëndetësor tu sigurohen mjete të nevojshme mbrojtëse. Syla tha se nuk ka mjek të mjaftueshëm, mirëpo ka profesionist të cilët janë duke kryer punë të jashtëzakonshme në këtë kohë pandemie.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të situatës, Syla tha se të gjithë punëtorët shëndetësor që nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive, janë në vijën e parë të frontit.

‘’Nuk kemi mjaftueshëm por kemi profesionist dhe ata janë duke e kryer punën e tyre por, këtu po kërkohet një bashkëpunim me popullatën e cila duhet të na ndihmojë. Situata është ka menaxhohet shumë mirë nga punëtorët shëndetësor nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Infektiva’’ , theksoi Syla.

Ai ka thënë se shqetësimin për mungesën e masave mbrojtëse ia ka përcjellë edhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Syla tha se kjo gjendje pritet të përmirësohet meqë, janë duke e pritur një kontingjent me pajisje mbrojtëse nga UNICEF-i.Syla, tha se janë duke monitoruar punën 24 orëshe, që t’i sigurojnë punonjësit shëndetësor me ushqim dhe masa mbrojtëse.

‘Deri në këto momente nuk është i kënaqshëm furnizimi , mirëpo kemi shpresa se do të fillojë kontingjenti i parë i ardhjes së ndihmave nga UNICEF-i dhe organizatat tjera. Diçka ka blerë ministria mirëpo për momentin nuk është e kënaqshme. Në vazhdimësi që nga dita e parë dhe një javë para se të shpërthejë pandemia në Kosovë kemi bërë apel tek ministria e Shëndetësisë dhe jemi fokusuar në mbrojtjen e punëtorëve shëndetësor. Fillimisht, jemi orientuar nga doganat nëpër pikat tona ku kanë qenë ekipet tona. Jemi në montorim 24 orësh që t’i sigurojmë ndonjë ushqim dhe të kontribuojmë me mjetet tona për masat mbrojtëse’’, shtoi Syla.

Mes tjerash, Syla theksoi se në vazhdimësi kanë adresuar ankesat qeverisë së Kosovës, sa i përket furnizimit me pajisje dhe teste, në mënyrë që të fillohet testimi i punëtorëve shëndetësorë.

‘’Në vazhdimësi kanë qenë ankesat, mirëpo jemi duke u munduar që këto ankesa t’i adresojmë në vendin e duhur, mirëpo është marrje e përgjegjësisë është mungesa e pajisjeve. Unë kam kërkuar nga shtetet mike që të na sigurojnë edhe teste më shumë sepse kjo është edhe jetike. Duhet të fillohen të testohen punëtorët shëndetësorë”, tha Syla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco