Vendi ynë vetëm për 2,000 pacientë me COVID-19 ka kapacitet për t'i trajtuar

Vendi ynë vetëm për 2,000 pacientë me COVID-19 ka kapacitet për t'i trajtuar

19:30, 03/04/2020

Gjatë kohës sa zgjatë pandemia, në shumë klinika në QKUK do të trajtojnë vetëm rastet emergjente në mënyrë që shtretërit të dedikohen për të prekurit me COVID-19.

Drejtori i SHSKUK Basri Sejdiu ka thënë se masat e para që janë marrë kanë të bëjnë me furnizim të mjaftueshëm me materiale shëndetësore.

“Kemi menduar se si do të sillemi nëse do të ketë një fluks më të madh të pacientëve të prekurve me COVID-19 e që kanë nevojë qoftë edhe për oksigjenoterapi apo trajtim me respiratorë”, tha ai.

Sejdiu thotë se edhe disa projekte në implementim si ai i Mjekësisë Sportive është funskionalizuar para kohe, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndonjë fluks më të madh të pacientëve me COVID-19.

“Edhe shumë klinika tjera i kemi zbrazur nga pacientët në mënyrë që të kemi hapësira më të mëdha për të prekurit me coronavirus”.

Drejtori i SHSKUK thotë se janë mobilizuar edhe spitalet regjionale për një fluks më të madh të pacientëve të prekur me coronavirus.

“Në përgjithësi i kemi në disponueshmëri rreth 2,000 shtretër nëpër spitale dhe QKUK por në raste të caktuara mund edhe të zgjerohemi më shumë pasi janë ndërprerë edhe disa shërbime jo emergjente”, tha ai për RTV Dukagjinin 

Sejdiu thotë se rastet emergjente nuk do të mbeten pa shërbime, por kërkon mirëkuptim nga familjarët që të respektojnë udhëzimet për të ndaluar vizitat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco