Lajm i mirë për gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë

Lajm i mirë për gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë

10:13, 26/03/2020

Qeveria e Kosovës ka paraparë që obligimet financiare do të ekzekutohen më herët se zakonisht në datat e parapara.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Muharrem Shahini nga kjo ministri ka konfirmuar se procesimi i pagave do të bëhet nesër më 26 mars.

“Ministria e Financave dhe Transfereve – Thesari ka bërë të gjitha përgatitjet për procesimin e pagave nesër më 26.03.2020, për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil. Kjo pagë për një javë më herët, bëhet duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj”, thuhet në përgjigjen nga ministrisë.

Ndryshe, dje qeveria ka ekzekutuar edhe pagesat për skemat sociale për dy muaj, ku njërën e ka falur për qytetarët.

Njëra nga pagesat u është falur përfituesve me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.

Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të publikuara më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është mbi 550 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco