Këlliçi: Më 14 Maj pamë edhe blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë për të mos votuar!

Këlliçi: Më 14 Maj pamë edhe blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë për të mos votuar!

20:02, 06/06/2023

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës gjykon se diferenca e thellë e votave me rivalin e tij Erion Veliaj në këto zgjedhje ka ardhur nëpërmjet formave të shumta që u përdorën nga mazhoranca, por ndër to për herë të parë edhe blerjen e abstenimit, të paguarit e qytetarëve për të mos shkuar të votojnë.

Belind Këlliçi ishte i ftuar këtë pasdite në studion e Euronews për të evidentuar me hollësi, arsyet që çuan në humbjen e tij përballë Erion Veliajt. Një pyetje specifike iu drejtua për atë kategori qytetarësh që përbën elektoratin gri "të pablerë", që mund të ketë ndikuar, por që Këlliçi e përjashtoi si mundësi.

“Belind, e përjashton faktin që qytetarët e Tiranës (nuk e kam fjalën për elektoratin e majtë, të cilët do të votojnë cilindo kandidat që do të jetë në krye të bashkisë së Tiranës) por për atë kategorinë gri “të pablerë” që ka votuar, Erion Veliajn, i pëlqen Erion Veliaj, i pëlqen puna, e duan, a e përjashton si fakt?”- ishte pyetja.

“Kjo do të duhet të shihet, - u përgjigj Këlliçi. -  Nuk e di se kush e do nga zona gri, nga shtresa gri dhe nuk më bën sens se për çfarë do të duhej të votohej për një mandat të tretë, kryebashkiaku aktual, nga shtresa gri. E kuptoj nga militanti i Partisë Socialiste, e kuptoj nga ai që është në punë për shkak të PS, por nga shtresa gri?!

Për çfarë?! Për shembjen e Teatrit Kombëtar duhet ta votojnë?!

Për shkatërrimin e identitetit të kryeqytetit të Tiranës?!

Për ngushtimin e rrugëve në Tiranë?!

Për faktin që kemi ajrin më të ndotur, jemi një ndër 10 vendet me ajrin më të ndodur në Europë?!

Për faktin se uji i pijshëm nuk mund të konsumohet?!

Për çfarë?! Për faktin që në Tiranë ende nuk kemi ujë të pijshëm? Për çfarë një zonë gri, një i ri apo një e re, një votues për herë të parë do të duhet të votojë këtë model?! Nuk po them detyrimisht të më votojë Belindin...

...Diferenca e thellë dëshmon  faktin që ka pasur shumë qytetarë që përmes dy formave, e para që në këtë proces zgjedhor kemi parë edhe blerjen e abstenimit, janë paguar qytetarë të shumtë për të mos dalë për të votuar, por ka pasur edhe nga ata që kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin për të mos votuar.

Unë këtyre iu referohem. I referohem faktit që kemi pasur një pjesëmarrje të ulët në votim, 38% dhe logjika të çon në faktin që një pjesë e madhe kanë menduar që vota e tyre mbase nuk do të përbëjë ndryshim, mbase rezultati dihet edhe nuk kanë dalë të votojnë,” tha ndër të tjera Këlliçi. /ar.sh/SYRI.NET  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco