SYRI TV/ KAS miraton rezultatin zgjedhor në Rrogozhinë, vendim politik për kutinë e burgut

14:50, 06/06/2023

Pas rinumerimit të votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, miratoi rezultatin e zgjedhjeve ne Bashkinë e Rrogozhinës. Ndërkohë  anëtarërët e  zgjedhur nga shumica socialiste në KAS, rrëzuan kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për të hequr nga lista e rezultateve kutinë e Burgut, në kundërshtim me frymën e ligjit. Përfaqësuesi ligjor i Koalicionit, Ivi Kaso paralajmëroi ankimim në Kolegj zgjedhor

SYRI TV

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave miratoi rezultatatin e  Bashkisë Rrogozhinë me ndryshimet përkatëse pas rinumërimit të votave në të gjitha Qv e kësaj bashki.  Sakaq, KAS, rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashke Fitojmë” për të shpallur të pavlefshme kutinë e Burgut, e cila ishte  faktor fitues per kandidatin e PS, Edison Memolla.  Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i opozitës, Ivi Kaso paralajmëroi ankimimin në Kolegjin Zgjedhor.

Në burgun e Rrogozhinës kanë votuar 118 të burgosur, kur vetëm 6 prej tyre kishin të drejtë të votonin sipas ligjit. Kjo për shkak se 6 prej tyre janë banorë të bashkisë.. Por nëse nuk do përfshihej në rezultat kutia e burgut në Rrogozhinë, Edison Memollaj i PS nuk do ishte kryebashkiak dhe fitues do shpallej Shkëlqim Hoxha i opozitës,i cli deri në numërimin e kësaj qv ishte në epersi/ Megjithatë KAS mori një vendim në linja partiake. Anëtarët e zgjedhur nga shumica socialiste vendosën në kundërshtim me frymën e ligjit të quajnë të vlefshme kutinë e burgut.Nderkohë Pas hapje së kutive në Rrogozhinë, kandidati i  BF, Shkëlqim Hoxha rezultoi  me 5 vota më shumë nga cfarë  ishin  shënuar në procesverbal, ndërsa kandidati i PS, Memolla me 4 më pak.  Diferenca mes kandidatëve zvogëlohet në 21 vota, por nuk ndryshon rezultatin në këtë bashki.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco