SYRI TV/ Mbyti nënën me plastmas në Përmet, gjykata lë në burg djalin 24-vjeçar

13:20, 06/06/2023

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 25 vjeçarin, Albi Muhollari, i akuzuar për mbytjen e nënës së tij me qese plastike në Përmet. Në seancën e masës së sigurisë avokati i tij ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor, por prokuroria ka kërkuar një akt ekspertimit dhe masën arrest në burg. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata e cila  ka rikthyer në qeli të riun.

SYRI TV

Arrest në burg është masa e sigurisë që ka dhënë gjykata e Gjirokastrës për Albi Muhollarin, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij.  Në seancën e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë, prokurorja e çështjes ka paraqitur te gjithë dinamiken e ngjarjes pas hetimeve paraprake të organit te akuzës dhe fajëson 25 vjecarin studentin ekselent në SHBA per vrasjen e të ëmës. Ndërsa ne dëshminë e vetme qe ka dhënë Muhollari para oficerëve të policisë gjyqësore ka qene pranimi i krimit. Sakaq avokati i 24 vjeçarit Çlirim Rrapaj ka këkruar në gjykatë shtrim ne psikiatri të të riut,  pasi klienti i tij ka probleme të shëndetit mendor, por prokuroria e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit,  pasi ndaj 24 vjeçarit duhet te kryhet me pare një akt ekspertim për gjendjen e tij mendore. Pas gjithë këtyre kërkesave dhe parashtresave gjyqtari i gatshëm ka rikthyer sërish në qeli

Albi Muhollarin, të shtunën në mbrëmje ka mbytur me plastmasë  nënën Zejnete Muhollari 67 vjeçe banore e lagjes "Partizani" ne qytetin e Përmetit .  Babi i të riut akuzoi mjekët për neglizhencë pasi dyshohet se i biri vuan nga depresioni. Madje i  riu kishte shkuar në spital dy ditë para ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco