'Grekët në Shqipëri, italianët, francezët diku pranojnë të jenë pakicë, kurse serbët jo! Vetëm sundues' Analisti Sokol Shameti në debat në emisionin 'Çim Peka LIVE'

'Grekët në Shqipëri, italianët, francezët diku pranojnë të jenë pakicë, kurse serbët jo! Vetëm sundues'

22:27, 01/06/2023

Analisti Sokol Shameti nënvizoi me forcë bindjen e tij se serbët janë të vetmit  që refuzojnë të jenë pakicë dhe hoqi një paralele se edhe rusët në Donbas nuk donin të qeveriseshin nga Ukraina, ndaj aty u fut Rusia. E pikërisht këtë mosdëshirë dhe revoltë të tyre duhet parë thelbi i debatit dhe i asaj që kanë shkaktuar në veri të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live’ krahas analistit Armand Shkullaku dhe dy politikanëve të Kosovës, Dardan Molliqaj dhe Fatmir Limaj, Shameti ndër të tjera tha gjatë argumenteve të tij:

“Qartazi aty kemi një popullsi serbe që nuk do të qeveriset nga Prishtina. Ne në Shqipëri e kemi një pakicë. Ashtu si çdo pakicë në botë, nuk do të qeveriset nga shteti ku i rastis të jetë pakicë, por ky është rendi kombëtar. Po t’i pyetje rusët e Donbasit, nuk donin ata. Kjo është arsyeja pse u fut edhe Rusia. Nuk duan.

Po problemi është që grekët në Shqipëri, me zemër mund të mos duan të qeverisen nga Shqipëria, por qeverisen nga shteti shqiptar. Edhe italianët në Slloveni, edhe francezët diku tjetër, edhe gjermanët pra të gjithë e pranojnë të jenë pakicë.

Serbët janë të vetmit që refuzojnë të jenë pakicë. Serbët duan të jenë vetëm sundues, vetëm shumicë. Edhe aty ku janë pakicë, e shkëpusin nga pjesa tjetër e thonë këtu jemi ne! Ne shumicë! Kështu që ky ëhstë debati për mendimin tim.”/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Shameti: Kjo që ndodhi në veri të Kosovës - prelud i asaj që do të ishte Zajednica!

Shameti: Zgjedhja në Kosovë është - demokraci e cunguar me rend apo - as rend, as demokraci?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco