Berisha publikon videot: Operatori voton 130 herë në Kamëz

Berisha publikon videot: Operatori voton 130 herë në Kamëz

21:21, 01/06/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në emisionin “Open” në News24 disa video ku vërtetohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët.

Kjo sipas liderit demokrat ka ndodhur në Kamëz, ku sipas tiji një operator ka votuar 130 herë.

“Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë.

Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty

 Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë.

9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco