Klos/ Kalimtarët gjejnë të plagosur drejtuesin e një motori, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Klos/ Kalimtarët gjejnë të plagosur drejtuesin e një motori, transportohet në gjendje të rëndë në spital

17:32, 01/06/2023

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish pazari i vjetër ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Bwhet me dije se kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë.

Burime pran qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco