SYRI TV/ Presidenti Begaj pret në takim homologen hungareze, në fokus situata në veri të Kosovës

SYRI TV/ Presidenti Begaj pret në takim homologen hungareze, në fokus situata në veri të Kosovës

14:50, 01/06/2023

Në takimin e zhvilluar në presidencë, mes kreut të shtetit Bajram Begaj dhe homolegez së tij Hungareze Katalin Novak situata e tensionuar në veri të Kosovës ka qenë në fokus të takimit. Presidenti Begaj fillimisht dënoi sulmet ndaj KFOR it dhe punonjësve të medias, si dhe theksoi se palët duhet të normalizojnë situtatën. Ndërsa presidentja hungareze u shpreh se stabiliteti I Ballkanit Perëndimor është I rëndësishm për sigurinë e Bashkimit Evropian.

SYRI TV

Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë na fokus të takimit të presidentit Bajram Begaj me homologen e tij  Hungareze Katalin Novak. Në konferencën e përbashkët përshtyp, presidenti Begaj dënoi sulmin e serbëve ndaj trupave të KFOR-it  dhe medias gjatë këtyre ditëve në veri të Kosovës, si dhe theksoi se të dy vendet duhet të respektojmë marrëveshjet e arritura më herët për tënormalizuar situaten.

Stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Hungarisë e cilësoi të rëndësishëm për Bashkimin Evropian, pasi sipas saj tensioni në veri të Kosovës mund të ccojë në një përplasje luftarake.

Ballkani është shumë i rëndësishëm se është peng i sigurisë së Europës. Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë e BE. Do i mbështesim në integrimin në BE. Në radhë të parë, në lidhje me Ballkanin, më e rëndësishëm është stabiliteti. Gjatë kësaj kohe Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje, si një Kosovë. Bashkë me presidentin Begaj jemi interesuar në depërshkallëzim dhe kemi parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit. Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit.

Presidenti iu përgjigj edhe pyetjeve  të gazetarëve për ngjarjet në Shqipëri, ku për rritjen e pagave u shpreh se  ligji u miratua për të rregulluar piramidën e rrogave të administratës publike, ndërsa për zgjedhjet Bajram Begaj deklaroi se  ka inkurajuar palët që të gjejnë mirëkuptimin e nevojshëm për plotësimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore.

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco