Parashikimi i Qarrit: Gazetarët do të jenë pararoja e retorikës politike nga sot deri më 2025

21:25, 30/05/2023

Dita e zgjedhjeve të 14 Majit e uli gazetarin Flavio Qarri në studion e SYRI TV që në orën 7 të mëngjesit dhe transmetimi maratonë i zhvillimeve të rëndësishme politike të asaj dite e mbajti të ngulur aty me orë të tëra deri afër mesnatës.

Drejtuesi i njohur televiziv i “A Krasta Show”, Adi Krasta, priti gati dy javë që Flavio Qarrit t’i shkarkoheshin dhe t’i shuheshin ngarkesat emocionale të asaj ditë-nate dhe për ta pyetur mbrëmjen e kësaj të marte siç donte vetë, për përjetimet e gazetarit dhe pse jo, të bënte edhe një parashikim.

“Kam një kuriozitet, edhe personal, edhe profesional, - tha Krasta. - Si mendon ti, do të formësohet editorialiteti, pra marrja e vendimeve editoriale për çështje, njerëz, trajtime, ngjarje, probleme... nga sot deri në 2025-ën? Çfarë gradienti mund të ketë?

“Të qenit gazetar është pak në kaos këto ditë, - tha Flavio Qarri. -  mbi të gjitha, se ti ndien edhe një lloj nervi orientues që vjen edhe nga vetë opozita, por kam përshtypjen se ajo që do të shohim nga 2023-shi deri në 2025-n do të jetë një rol më protagonist i atyre gazetarëve që bëjnë gazetari dhe opozitë, se është në fakt e njëjta gjë, edhe pse ngatërrohet opozita me opozitën politike, por gazetaria dhe opozitarizmi në vetvete janë e njëjta gjë dhe ata besoj do të jenë orientuesit e  asaj që do të duhet të bëjë opozitarizmi politik më pas.

Do të kemi një parakalim besoj dhe është normale që të jetë kështu, sepse ajo që kemi parë në këto javë të pas 14 Majit, kanë qenë pikërisht gazetarët ata që kanë qenë pararojë, më shumë se retorika e pritshme dhe e parashikueshme politike.”/ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco