VIDEO/ Manjani: Basha, karabushi i qepëve të Taulant Ballës. Ky i shërben Ramës tani

21:17, 30/05/2023

Juristi Ylli Manjani ka shpërthyer fort në akuza ndaj Lulzim Bashën, duke e cilësuar si pengmarrës të vulës zyrtare të PD-së dhe që tani i shërben vetëm Edi Ramës.

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani e ka cilësuar Bashën si karagjoz dhe si karabushi i qepëve të Taulant Ballës.

‘Ky djali paska qenë një karagjoz shumë i madh dhe me vjen keq për veten që e paskemi mbështetur këtë. Ky qenka një karabush (qepët e egra). Ku u rikthye ky karagjoz. Ka dhënë dorëheqjen, nga çfarë e ka dhënë dorëheqjen, u dorëhoq nga dorëheqja apo çfarë.

Sepse ky ligjërisht, se këta me vendimin e gjykatës mbahen, në bazë të vendimit të gjykatës ky është kryetar partie. Ku është rikthyer, kë gënjen ky. Ky ka bërë të gjitha lojërat, ky ka bërë të gjithë pisllëqet, të gjitha matrapazllëqet me vendimin e gjykatës, ky është autori.

Çfarë kërkon ky njeri. Ky zotëria bashkë më grupin që e mbështet, të dalë të formojë një parti të tyre, të konkurrojnë, nuk i duan këta që mbështesin Berishën, se janë non grata, të dalin këta dhe të formojnë partinë e Amerikës dhe të konkurrojnë dhe kjo është krejtësisht normale dhe legjitime.

Por tani në kurriz të Berishës, me votat e Berishës, me mbështetjen e Berishës, në partinë e Berishës, se PD e ka bërë Berisha nuk e ka bërë Luli, dhe ky tani thotë erdha unë, u riktheva te partia ime.  

Nuk ka rikthim, ky është pengmarrësi i vulës zyrtare të PD-së. Ky nuk është rikthyer, është aty në lojë, i shërben qeverisë tani. Është karabushi i qepëve të Taulant Ballës, nuk është asgjë tjetër’, theksoi Ylli Manjani në SYRI TV theksoi Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco