SYRI TV/ Breshëri përmbyt 15 shtëpi në Koçovë, banorët: U përmbytëm nga bllokimi kolektorëve

15:50, 30/05/2023

Kapriçot e motit kanë shkaktuar dëme marramëndëse në zonën e Kuçovës. Në lagjen ‘1 Maji’, 15 shtëpi janë dëmtuar dhe përmbytur nga breshëri. Ndërkohë në fshatrat Perondi, Magjatë e Gorraj reshjet e breshërit kanë shkatërruar plotëisht bujqësinë duke dëmtuar serat, dhjetra hektarë të mbjellë me grurë, si dhe kulturat dru-frutore.

SYRI TV

Breshri në Kuçovë ka përmbytur 15 shtëpi në lagjen 1 mali si dhe ka shkatërruar kulturat bujqësore në fshatrat Perondi,Magjatë e Gorraj duke dëmtuar në masën 100 për qind grurin dhe hardhit. Banorët në lagjen 1 maji fajësojnë institucionet vendore që nuk kanë marrë masa pasi përmbytja e banesave të tyre nuk ka ardhur nga natyra por nag bllokimi i kolektorëve që nuk pastrohen prje vitesh

Drejtori i Zhvillimit Rural në bashkinë Kuçovë,Nazmi Sula ka deklaruar që fermerët në tre fshatrat e Kucovës nuk do të marrin pas prodhimin e gririt që do ta merrnin prej një jave dhe as hardhitë, pasi breshri i ka dëmtuar në masën 100 për qind

Ai deklaron se janë ngritur grupe pune për të vlerësuar demin.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco