SYRI TV/ Nga kanabisi te bimët medicinale, një pikë grumbullimi në Lazarat

12:51, 27/05/2023

SYRI TV

Nga kanabis tek bimët mjekësore. Në Lazarat fshatin e njohur për kultivim kanabisi, është përuruar një pikë grumbullimi e bimëve medicinale e aromatike.

Ka qenë një program zvicerano-austriak për zhvillimin rajonal, ku me një plan biznesi dhe module trajnimi u përfshinë 30 fermerë. Kjo me synim krijimin e mundësive të reja ekonomike për këtë komunitet banorësh, por që ende kjo është e kufizuar për vetë pamundësitë dhe papunësinë e lartë që ka në këtë fshat, sidomos tek të rinjtë.

Ambasadori austriak, ambasadorja e Zvicrës si dhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, e kanë cilësuar si një alternativë të mirë ngritjen e kësaj pike grumbullimi për bimët mjekësore.

Lazarati ka pasur nje reputacion te keq për shkak të kultivimit të këtyre bimëve, por nuk kaloi gjatë dhe nga një fshat i stigmatizuar për kultivim kanabisi, edhe këtyre banorëve t’ju kërkohej të firmosnin për legalizimin e hashashit mjekësor  nëpërmjet Formularit të Këshillimit Kombëtar.

Edhe pse Lazarati është përfshirë në Projektin e 100 fshatrave banorët e pohojnë se janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë pasi nuk ka investime dhe as punësim, duke bërë që rinia të largohet masivisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco