Plagosja në Kuçovë/ 24-vjeçari është biznesmen, sherri nisi para 3 ditësh

Plagosja në Kuçovë/ 24-vjeçari është biznesmen, sherri nisi para 3 ditësh

08:50, 27/05/2023

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës. Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit është qëlluar në drejtim të Denald Grymshit, 24-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Të përfshirë në ngjarje kanë qenë 4 të rinj, të cilët janë shpallur në kërkim.

24 vjeçari është paraqitur në spital rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme. Më pas policia ka organizuar punën hetimore dhe ka bërë të mundur identikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, Ledio Serdari, 22 vjeç, Albion Thoma 22 vjeç, Vasil Prendi 23 vjeç dhe Arben Tabaku, të katërt banues në Kuçovë.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1 Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G. Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur 3 ditë më parë dhe të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta. I plagosuri Donald Grymshi është nga fshati Gegë i Kuçovës dhe jeton në kryeqytet. Ai është pronar i një fabrike vaji në fshatin Gegë në Kuçovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco