Fier/ Burri drejtor dhe gruaja mjeke sorollatin nxënësin me aftësi ndryshe, 'Piranjat' zgjidhin ngërçin

00:30, 01/04/2023

“Do ikim tek shkolla? Tek shkolla. Do mësojë çuni? Do mësojë!”

Mohimi i të drejtës për të patur një mësues ndihmës, ka bërë që ky 7-vjeçar të ketë mangësi të theksuara në procesin mësimor.

"Piranjat" udhëtojnë drejt Fierit. 

I vogli me aftësi ndryshe ashtu siç parashikohet në ligj duhet ta përfitojë këtë suport.

Por që për shkak të burokracive të njëpasnjëshme nuk sigurohet.

“Vetëm sorollatje. Thjesht po kërkoj një të drejtë që I takon djali, po kërkoj mbështetje nga shteti thjeshtë të më japin një mësues e ndihmëse për djalin. Asgjë më shumë, nuk po kërkoj as ndihmë ekonomike”, thotë babai i nxënësit.

Sipas ligjit, për të patur një mësues ndihmës, fëmija duhet të vlerësohet me një dokument nga Komisioni mjeko-ligjor ose Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë.

Të cilin babai i të voglit pas shumë ecejakesh do ta siguronte në Tiranë.

“Kam vajtur tek doktoresha e fshatit Pojana, më dha një rekomandim që u sorollata 1 javë rresht në Fier. Me rekomandimin e parë s’bëra asnjë punë. Kërkova prapë më dha rekomandimin e dytë. Me atë rekomandim ku ngrita që në 5 të mëngjesit me gjithë djalin dhe shkova tek Spitali I fëmijëve në Tiranë më japin këtë dokumentin që kam këtu”.

Në të cilin mjekja psikiatre dhe psikologia klinike sqarojnë se duhet: “Të mundësohet prania e një mësuesi mbështetës sipas ligjeve të arsimit për maksimalizimin të potencialit të tij akademik dhe social. Diagnoza është problem zhvillimi: Nivel intelektual poshtë moshës”.

Pas këtij vlerësimi dukej se gjërat më në fund do të merrnin zgjidhje dhe i vogli do të niste shkollën rregullisht.

Por këtu nis paradoksi, pasi drejtori i shkollës, nuk do ta njihte këtë dokument të lëshuar nga qendra më e madhe spitalore në vend.

“Vij tek drejtoria arsimore në Fier dhe nuk ma marrin parasysh. Doktoresha e fshatit më nxjerr muhabet tjetër dhe më thotë do marrësh rekomandim nga unë dhe do shkosh në Fier, që të nxjerrësh djalin në komision”, është rrëfimi i këtij prindi.

Këtu vlen të saktësohet një detaj. Drejtori i shkollës është bashkëshorti i mjekes së Pojanit. Pra personit e cila më herët ka rekomanduar babain e fëmijës drejt Tiranës. 

Sidoqoftë, babai shkon edhe njëherë tek shkolla fillore në Pojan, aty ku ishte regjistruar i vogli, me shpresën se do të gjente zgjidhje. Por në vend që të takohet me drejtorin, përballet me sanitarët të cilat duket se kanë kompetencë për çështjen në fjalë.

E teksa shumë prindër hyjnë dhe dalin, dera i mbyllet në fytyrë vetëm këtij babai, i cili kërkon të drejtën për arsimim të të birit.

Kjo qenka qasja e institucioneve tona ndaj një prindi të dëshpëruar i cili sheh fëmijën e tij të përjashtuar nga sistemi arsimor, për fajin e vetëm se është me aftësi ndryshe?!

Drejtori i shkollës nuk e njeh atë dokument.

“Nuk jap intervistë, nëse zotëria nuk del jashtë. Faleminderit që na e bërë VIP shkollën e Pojanit. Nuk është qëllimi të bëjmë VIP po ai ka një problem që mund ta kuptojmë ka një fëmijë të sëmurë. S’ka bërë letrat. E kam konfirmuar unë letrën nga Tirana”, thotë drejtori i shkollës.

Drejtori, këmbëngul se ka të drejtë, dhe me pas na drejton për te mjekja e cila siç thamë me lart, është njeriu më i afërt i tij.

“Gruaja ime është mjekja e zonës. Është vetëm një epikrizë nga Tirana, përgjigje rekomandimi, por kjo nuk do të thotë se nga kjo letër ka marrë vendimin e prerë”, vijon ai.

Shihet qartë se ky drejtor i cili hera herës i hyn në zanat edhe gruas nuk ka në mend të na zgjidhë asgjë.

“Duhet të dalë në Fier, duhet të falë në Fier, duhet të dilte në Fier!”

Drejtori këmbëngul që dalja në komision duhet bërë në Fier, ndërkohë që vetë gruaja e tij mjeke, ka rekomanduar Tiranën.

Prandaj, provojmë të gjejmë zgjidhje disa metra më tej, në qendrën shëndetësore të Pojanit, atje ku ndodhet bashkëshortja mjeke.

E di që jeni njoftuar nga bashkëshorti që është dhe drejtori i shkollës po dua të të pyes.

“Rekomandimet ja kam dhënë unë, jam deri në Fier jo në Tiranë. S’ja kam dhënë unë për në Tiranë. Të kam thënë do në Tirana firmose në Fier, ti ma ke dhënë. E të kam thënë ka në Fier, jo më the ka në Tiranë. Hiqeni kamerë merrni leje”.

Pra, siç e dëgjuat, doktoresha jep rekomandime vetëm për në Fier.

Ndërsa vetëm pak çaste më vonë konfirmon të kundërtën.

"Të adresohet pranë zyrës, t'i listohet 1, 2, 3, 4 gjëra që i duhen. Dhe tani në muajin shkurt që ne flasim, ka komision. Ai bëhet pjesë e kësaj edhe fiton mësuesen ndihmëse. Nuk ka arsye në botë që të kemi pengesa për këtë gjë”, shton mjekja.

Tani djali shkon në shkollë dhe merr mësime nga një mësues i dytë.

“U zgjidh duke lëvizur gurët me ju. Të shohim si do të ecë djali”, thotë shprehet babai i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco