Berisha: Qeveria e Ramës vjedh xhepat e qytetarëve - vendimet sot i merr krimi, godet kur të dojë!

20:16, 31/03/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të Edi Ramës. 

Këtë pasdite, lideri i opozitës prezantoi në bashkinë Vau i Dejës kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë', për kryetar bashkie, Zef Hila. 

Duke komentuar situatën në vend, Berisha tha se qeveria e Ramës vijon të vjedhë xhepat e qytetarëve, ndërsa theksoi se është krimi ai që merr vendimet sot. 

Zef Hila këtu bëri një paraqitje të shkëlqyer të abuzimeve në çdo vendim me taksat tuaja dhe çfarë fakton ajo ekspoze. Fakton se në çdo vendim të këtyre qeveritarëve, vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Fakton se kjo qeveri vendore, vjedh çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj. Po qeveria vendore çfarë bën thoni ju? Vjedh, vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme. Në rast se këtu  siç del nga dokumentet, janë shtuar ata që paguajnë duke mos qenë fare në punë, kjo ka ndodhur kudo në mbarë Shqipërinë. 

Në këto zgjedhje ne vijmë me një entuziazëm. Ky entuziazëm është premtimi i madh se 14 maji do të jetë dita e shumëpritur. Realisht zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë, janë zgjedhje me të cilat ne, më shumë se çdo zgjedhje tjetër firmosin për fatin e Vaut të Dejës, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Sot siç e shihni krimi godet ku të dojë, kur të dojë. Në çdo fshat në çdo qytet, në çdo rrugë dhe qytet. Sot krimi vendos, në rrugë në parlament, qeveri, me prokurime dhe me çdo gjë. Sot siguria e qytetarëve është inekzistente. Ligji për ju nuk ekziston. Gjykatat nuk ekzistojnë sepse secili qytetar shqiptar për të marrë një të drejtë në gjykatë duhet të presë 7-10 apo 15 dhe kjo nuk është drejtësi. Çdo qytetar shqiptar duhet të paguajë sa frëngu pulën për të marrë drejtësi. 95% e proceseve midis qytetarëve dhe narkoshtetit i fiton shteti me padrejtësi absolute. Sot ka një varfëri të frikshme dhe është gjithnjë në rritje", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco