Berisha: Shqipëria është në një rrokullisje që nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj. Ndryshimi është në dorën tonë

Berisha: Shqipëria është në një rrokullisje që nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj. Ndryshimi është në dorën tonë

20:14, 31/03/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli mesazhe të forta politike nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Zef Hila.

Në fjalën e tij, lideri demokrat tha se ne kemi qenë të varfër, nuk kemi qenë komb i mëkëmbur, por nga viti 1992 në vitin 2008, ne ja dolëm të ngrihemi nga niveli i kombeve me të ardhura të ulëta, me 200 dollarë për frymë në 1992, në nivelin e kombeve me të ardhura të mesme të larta në 2008.

Sot ka një varfëri të frikshme.

Shtrëngica ekonomike të frikshme. Po pse është e frikshme, sepse vjen gjithnjë në rritje. Ne kemi qenë të varfër, nuk kemi qenë komb i mëkëmbur, por nga viti 1992 në vitin 2008, ne ja dolëm të ngrihemi nga niveli i kombeve me të ardhura të ulëta, me 200 dollarë për frymë në 1992, në nivelin e kombeve me të ardhura të mesme të larta në 2008.

Ja dolëm të kemi rrogat më të larta në rajon. Prap nuk ishim të mëkëmbur, por përmirësimi i përvitshëm ishte shpresëplotë, na mbushte me shpresë, na motivonte për të punuar, me një besim se çdo vit do të ishte më mirë. Dhe në ato vite nga viti 2007-2014 sipas institutit të sotëm të statistikave, numri i shqiptarëve në Vaun e Dejës, Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, rritej nga viti në vit.

Çfarë ndodh sot? Nga 2014 gjer në vitin 2022 nga Vau u Dejës kanë ikur 35% e banorëve. Nga Shkodra 35 % e banorëve, nga Vlora 38% e banorëve, nga Shqipëria 35% e banorëve, pra jemi pakësuar me 1/3. Dramatike, kjo është katastrofë. Asnjë komb, kurrë nuk ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së vet.

Ne në luftën e parë botërore, kemi përjetuar pushtime nga 6 fuqi të huaja nga jugu në veri, dhe jemi pakësuar sipas statistikave më të besueshme, 10 gjer në 20 %. Kurse tani, largim masiv, dhe imagjinoni për një moment në rast se vazhdohet me këtë mënyrë. 8 vitet e ardhshme po kaq dhe pas 16 viteve kush do të mbetet në Shqipëri, sa do të mbeten në Shqipëri.

Shqipëria pra është në një rrokullisje që nuk e ka pasur kurrë në historinë e saj. A është kjo një apel që vjen nga thellësitë e kësaj toke dhe kur them thellësitë e kësaj toke, kam parasysh thellësitë e çdo shqiptari, zemrës së çdo shqiptari, që ka dashurinë me minimale për këtë vend, që jeton apo nuk jeton këtu. Të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë gjendje, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë situatë dhe kjo është në dorën tonë.

Me 14 maj ne kemi votën tonë për të votuar ndryshimin, për të votuar shpresën, për të votuar besimin, për të votuar për vete, fëmijët, për të gjithë ata që janë larguar nga Shqipëria, për të votuar të ardhmen në këtë vend.

Ndaj dhe ju bëj thirrje të bashkohemi, të bashkohemi sot më shumë se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco