Meta: Numri i qendrave shëndetësorë në Tiranë, njësoj sa 30 vite më parë. Me programin e Këlliçit më shumë shërbime cilësore

Meta: Numri i qendrave shëndetësorë në Tiranë, njësoj sa 30 vite më parë. Me programin e Këlliçit më shumë shërbime cilësore

18:34, 31/03/2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një status në ‘Facebook’ ka bërë me dije se situata shëndetësore në Tiranë është në gjendje të mjeruar.

Gjithashtu ai shprehet se qytetarët meritojnë më shumë dhe falë programit të Belind Këlliçit do të vijë edhe ndryshimi i shumëpritur.

REAGIMI:

Popullsia e Tiranës është gjashtëfishuar, mirëpo numri i Qendrave Shëndetësore dhe Poliklinikave ka mbetur po aq sa 30 vite më parë.

Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë shërbime cilësore shëndetësore dhe ne do ta arrijmë këtë, falë programit të Kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi, por edhe falë kontributit shumë të çmuar të këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak të Tiranës me Dr. Ilir Alimehmetin, i cili kryeson listën, me Dr. Artan Distafën dhe shumë personalitete dhe profesionistë të shkëlqyer të shëndetësisë.

Ndryshim për Tiranën, për qytetarë më të shëndetshëm dhe për shërbim më cilësor dhe më të aksesueshëm shëndetësor.

BashkëFitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco