KAFE SHQETO/ Korreshi: PD nuk është e ndarë në bazë, por mes krerëve, jemi gati për bashkim

11:46, 29/03/2023

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka treguar sot sa të etur janë demokratët në bazë për të parë një Parti Demokratike pa mosmarrëveshje, sepse ata vetë nuk janë përçarë deri më sot pavarësisht të gjithave. Korreshi shprehu mendimin e tij si deputet që e njeh zonën e Lushnjës dhe ka kontakte të përditshme me anëtarët e PD-së.

“Mospërfshirja e demokratëve vetëm se kanë menduar ndryshe nga zoti Berisha, ky është i vetmi papajtim që unë kam me të, - deklaroi Korreshi sot në Kafe Shqeto në SYRI TV. - As kam thënë ndonjëherë që dua vulë, kam vulë apo kam firmë. Unë vazhdoj të gjykoj sipas logjikës sime.

Unë kam qenë më shumë kundra disa vendimeve te kjo anë ku bëj pjesë, - tha ai, - më duken disa veprime që janë bërë, arbitrare dhe në kundërshtim me vullnetin e shumë deputetëve që realisht, ne kemi ngarkesën e elektoratit. Mezi presin në darkë kur kthehemi në Lushnjë që çfarë po ndodh e unë shikoj një interes të jashtëzakonshëm të të dyja palëve.

E them edhe njëherë, përveç bindjeve që mund t’i kemi të ndryshme brenda PD-së, unë jam shok e mik, kam shumë e shumë shokë e miq që mendojnë, që e kanë mbështetur zotin Berisha, por bashkë rrimë në kafe dhe tek kjo pjesë na mban vetëm ideja që …Vetëm dy orë duhen!!! Nëse ata “lart” e gjejnë (gjuhën) për dy orë e japin dorën, e sheh se çfarë frymë bëhet poshtë (në bazë),” nënvizoi Korreshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco