Më 29 mars 1925, ndërroi jetë Bajram Curri

Më 29 mars 1925, ndërroi jetë Bajram Curri

08:01, 29/03/2023

Më 29 mars 1925, ndërroi jetë Bajram Curri.

Ishte një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës në vitet 1899-1900. Veproi si një prej drejtuesve kryesorë në kryengritjet kundërosmane (1908-1912) duke luftuar për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Pas shpalljes së Pavarësisë, luftoi në Kosovë kundër zgjedhës serbe. Shprehu mospajtimin me vendimet e Fuqive të Mëdha në kuadër të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij.

Më poshtë, një portret i Bajram Currit, si edhe një fotografi e luftëtarëve të çetës së tij në Malësi të Gjakovës (Ymer Hoxha, Ymer Sulçja, Lah Rexha etj). Po ashtu, paraqitet edhe elegjia e titulluar “Shpell e Dragobisë”, shkruar nga Fan Noli për Bajram Currin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco