VIDEO-SYRI TV/ PD publikon auditin, Berisha: Financimi rus është akt personal i Bashës

17:10, 27/03/2023

Partia Demokratike ka publikuar sot raportin për financimin rus për lotimin në SHBA. Pas prezantimit të raportit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ky financim është një akt personal i Lulzim Bashës dhe asnjë qindarkë nuk ka hyrë apo të ketë dal nga arka e Partisë Demokratike. Berisha solli në vëmendje, mbylljen e hetimit nga prokuroria shqiptare, e sipas tij kjo u bë me urdhër të Edi Ramës, duke shpëtuar bashin nga dënimi me 6 vite burg, duke e marrë peng.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike ka përfunduar auditin për çështjen e lobimit rus në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha. Raporti u prezantua nga kryetarja e komisionit të Auditit, Ledina Mandia e cila deklaroi se në dosjen e hetimit Rezulton se në arkën e PD nuk ka transaksione të paligjshme, dhe nuk ka pasur pagesa në drejtim të kompanisë ‘Binata Trade’.

Pas prezantimit të Raportit, kreu i selisë blu, Sali Berisha deklaroi se PD nuk ka asnjë lidhje me paratë ruse, se për përgjegjësia është personale e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, Edi Rama shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg nga dosja e lobimit, për ta përdorur më pas si peng kundër opozitës.

Teksa u ndal tek kontraktimi i ish-drejtuesit te FBI-së, Mcgonigal nga Edi Rama për shkatërrimin e PD, Berisha kërkoi që të hetohen të gjitha provat e reja që sjellin Dorian Duçka, Edi Rama dhe dëshmitarë të tjerë, për pastrimin e parave të Lulzim Bashës.

Deklaratat kreu i demokratëve i bërti gjatë konferencës me gazetarët, nga ku komentoi edhe kandidatët e grupimit ‘Alibeaj' për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco