Policia e Vlorës shoqëron disa persona për sulmin mbi Top Channel

Policia e Vlorës shoqëron disa persona për sulmin mbi Top Channel

14:38, 27/03/2023

SYRI TV mëson se Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë lidhje ose dijeni për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, goditjen me armë të Top Channel.

Policia ka djeni se automjeti që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi ngjarjes ka udhëtuar drejt Vlorës.

Dyshimet e Policisë së Vlorës janë shtuar edhe më tepër pasi pas ngjarjes në Tiranë, disa orë më vonë, policia ka konstatuar një automjet në kamerat e sigurisë që duket sikur ndalon në autostradë dhe hedh diçka në ferrat jashtë rrugës.

Policia e ka identifikuar automjetin dhe ka marr në pyetje disa drejtues automjetesh dhe persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco