SYRI TV/ Rama ndryshon shprehjen e tij të famshme: Punë ka, por nuk ka punëtorë!

13:27, 27/03/2023

Kryeministri Edi Rama  vijoi takimet me sipërmarrjet, duke u kërkuar të rrisin pagat e punonjësve, pas largimeve masive të shqiptareve nga vendi. Rama  deklaroi se vendi  ka ngelur në kushtet kur  ka punë, por nuk ka më punëtorë. 

Nga SYRI TV

Në 10 vite të qeverisjes së tij dhe pas largimit të 750 mijë shqiptarëve nga vendi, kryeministri Edi Rama ka  kaluar nga shprehja e tij  e famshme “punë ka, por nuk ka profesionistë” te shprehja “Punë ka, por nuk ka punëtorë”. 

Tashmë që humbja e fuqisë punëtore po ndihet në çdo  sektor,  Rama është angazhuar për të gjetur zgjidhjet, duke i kërkuar  sipërmarrjeve private të deklarojnë pagat e plotë dhe të rrisin më tej, rrogat e punonjësve.

Deklaratat e kryeministrit, i cili po pranon shpopullimin  e vendit  pas shumë vitesh,  u bënë gjatë dialogut në një kompani të manifakturës, ku Rama paralajmëroi rishikim të mëtejshëm të sistemit të pagave.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco