Plumbat ndaj Top Channel/ Ja pse është angazhuar edhe Policia e Vlorës

Plumbat ndaj Top Channel/ Ja pse është angazhuar edhe Policia e Vlorës

11:46, 27/03/2023

Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Top Channel, ku rreth orës 01:00, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj godinës dhe si pasojë, humbi jetën roja e sigurisë. 

A2 CNN raporton se arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit, ka lidhje me qytetin bregdetar.

Operacioni në qytetin e Vlorës ka nisur që në orën 02:00, pasi mendohet se automjeti Range Rover, me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ndaj godinës së Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, ka lidhje me Vlorën.

Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të parë nëse ky automjet ka lëvizur në Vlorë ditën e sulmit, raportoi A2 CNN.

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar pas mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco