VIDEO/ Sulm me armë tek Top Channel, një i vrarë

02:01, 27/03/2023

Një sulm me armë ka ndodhur tek studiot e Top Channel, pas orës 1 të mesnatës.

Mësohet se është vrarë një nga rojet e godinës, ndërsa policia ka blinduar të gjithë zonën.

Krismat e kallashnikovit janë dëgjuar edhe brenda shtëpisë së BigBrother, duke bërë që banorët të tremben.

 

Ndërkaq, një makinë është raportuar e djegur në anë të autostradës Tiranë-Durrës dhe që besohet se ka marrë pjesë në këtë sulm me armë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco