Jorida Tabaku kundër Alibeaj: Jam kundër kandidatëve të tjerë, të mbështesim ata të primareve

Jorida Tabaku kundër Alibeaj: Jam kundër kandidatëve të tjerë, të mbështesim ata të primareve

22:19, 26/03/2023

Përplasje brenda grupit Alibeaj, që ende nuk ka gjetur kandidatë, edhe pse Edi Rama i ka dhënë vulën e PD-së.

Në orët e mbrëmjes së sotme, mediat kanë raportuar se, Alibeaj do të nxjerrë Roland Bejkon si kandidat në Tiranë, përballë kandidatit të demokratëve, Belind Këlliçi.

Por kundër këtij propozimi ka qenë deputetja Jorida Tabaku. Ajo nuk ka marrë pjesë fare në votimin që është bërë brenda grupit Alibeaj dhe në fjalën e saj është shprehur se, është kundër nxjerrjes së kandidatëve që do të dobësonin kandidatët e opozitës.

Tabaku është shprehur se duhen mbështetur kandidatët e dalë nga primaret.

‘Unë jam kundër kandidateve për kryetare bashkie të tjerëe nga opozita.

Për më tepër në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë e dukshme, sidomos në Tirane dhe çdo vendim i tillë thjesht do ta përkeqësonte situatën! Ne duhet të mendojme për emrin e Partisë Demokratike dhe për logon e PD-së dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet!

Jeni duke vepruar gabim dhe po e zvogëloni Partinë Demokratike! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike’, është shprehur deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e grupit Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco