Meta: Shifra alarmante të rasteve të dhunës, tregojnë dështimin e institucioneve

Meta: Shifra alarmante të rasteve të dhunës, tregojnë dështimin e institucioneve

11:37, 24/03/2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pohoi se shoqëria shqiptare është tronditur në mënyrë sistematike nga dhuna ndaj grave, ndërsa prezantoi disa nga pikat e planit të partisë së tij për këtë fenomen.

Meta theksoi se këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike.

“Duhet ta dënojmë me gjithë forcën tonë dhunën dhe të bëjmë politika konkrete për izolimin e saj. T’i rrisim me këtë frymë të distancimi nga dhuna fëmijët, t’i edukojmë ata në mënyrë demokratike dhe humane. Të gjithë ne burrat si vëllezër, djem, kolegë, të bëjmë më shumë të nxjerrim shoqërinë tonë nga kjo plagë e dhunës ndaj grave. Politika duhet t’i kushtojë rëndësi investimi këtij fenomeni. Vitin e kaluar mbi 3 mijë raste të dhunës. 6 gra dhe vajza kanë humbur jetën gjatë viti të kaluar, ndërsa 3 prej tyre vetëm muajin e kaluar. Këto shifra alarmante tregojnë dështimin e institucioneve publike. Fakti që dhe kur popullsia largohet, dhuna në familje rritet. Kjo tregon se keqqeverisja, qasja e saj, padrejtësitë sociale po godasin dhunshëm. Një pikë e paketës sonë është paga minimale për gratë pasi urdhrit të mbrojtjes, integrim në tregun e punës”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco