Mediat ‘gozhdojnë’ Ramën edhe në Londër, kryeministri i mashtron hapur

Mediat ‘gozhdojnë’ Ramën edhe në Londër, kryeministri i mashtron hapur

11:19, 24/03/2023

Sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj medieve janë kthyer në çështje dhe në Britaninë e Madhe.

Gjatë vizitës zyrtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “Chatham House” në Londër nga gazetarët e BIRN për sulmin dhe gjobat ndaj bizneseve dhe mediave.

Rama ka mohuar mungesën e lirisë së shprehjes dhe gjobitjen ndaj organeve mediatike, ndërkohë që vetëm pak javë më parë Neës24 ka marrë një gjobë prej 200 milion lekë me argumentin qesharak se pagat në disa sektorë ishin më të ulëta se ato mesatare në treg.

Gazetarja e BIRN: Një pyetje nga BIRN. Disa organe shtypi i kanë thënë organizatës sime që liritë e shtypit kanë pësuar përkeqësim. Gazetarët nuk lejohen që të bëjnë pyetje të vështira dhe ndërkohë televizionet e mëdha janë gjobitur. Kur BIRN pyeti qeverinë për arsyet, qeveria u përgjigj se çështja ishte teknike. A nuk është liria e shtypit thelbësore për funksionimin e demokracisë? A mund ta komentoni?

Edi Rama: Ka një stereotip. Nëse je gazetar në Shqipëri, mund të thuash gjepura, dhe po të jesh politikan dhe të thuash gjithçka që do, je i dyshimtë.

Unë nuk pranoj nga askush epërsi morale për asnjë çështje. Nuk shoh asnjë epërsi morale si të pranueshme. Unë kam përgjigjet e mia, ju keni pyetjet tuaja. Por të thuash se liria e medias është liri që të thuash gjithçka që të shkon ndërmend dhe çdo akuzë, këtë nuk e ha.

Ju thoni diçka që është gënjeshtër. Organet mediatike gjobiten në Shqipëri? Më jepni një shembull. Ah, pronarët e medias, që janë pronarë kompanish, që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal apo pronarët e mediave që nuk paguajnë për vite qiranë e objekteve publike dhe janë në gjyq për këto objekte, janë dy gjëra të ndryshme. Ti do që unë të paguaj qiranë se unë jam kritik? Ti do që unë të paguaj taksat dhe tatimet se unë jam kritik? Janë gjera ndryshe! Duhet të paguash sigurimet shoqërore, tatimet, që nuk e bën, duhet të paguash qiranë, që nuk e bën, të ndërtosh në mënyrë të ligjshme, ndaj më vjen keq, por duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër. Ti nuk ke imunitet në emër të lirisë që të bësh gjithçka do pas ekranit. Ajo se çfarë bën në ekran është puna jote.

Ne nuk kemi gjobitur asnjëherë një media, edhe pse duhet. Edhe pse ka një problem të madh me pagat e gazetarëve. Shkoni dhe shihni pagat e gazetarëve dhe shqetësohuni pak më tepër për ta, pasi janë të nënpaguar. Paguhen shumë me para në dorë, e kështu me radhë. Ka një problem të madh me këtë përzierje mes lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në përputhje me ligjin në emër të të qenit pronar i medias. Kjo nuk do të tolerohet! Thoni çfarë të doni. Nuk do tolerohet. Është toleruar për një kohë të gjatë dhe ka qenë e gabuar. S’do të ndodhë!

Kjo gjëja që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira, nuk është e vërtetë. Gazetarët mund të drejtojnë çfarëdo pyetje që duan, mund të jenë si të duan. Nuk është kjo. Është e qartë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës në Shqipëri. Kam ende vraga në kokë.

Kështu që epërsia morale dhe leksionet nga gjithkush që ka një laps dhe i thotë vetes ‘gazetar’, nuk i pranoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco