SYRI TV/ Këlliçi lëshon kritika të forta ndaj politikës: E refuzoj modelin tuaj

09:17, 24/03/2023

Belind Këlliçi, i cili kandidon për kreun e Bashkisë së Tiranës në 14 maj, ka lënë këtë të enjte mandatin e deputetit, ku ka mbajtur një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit. Këlliçi ka shprehur zhgënjimin për atë që ka parë dhe është dëshmuar në këto kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai nuk i kurseu kritikat edhe për situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe theksoi edhe parimet që do të ndjekë në këtë nismë të re politike.

SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dorëzuar këtë të enjte mandatin e deputetit, duke mbajtur edhe një fjalim të fortë në foltoren e Kuvendit. Këlliçi, i cili u ul për herë të parë në karrigen e deputetit në shtator të vitit 2021, ka shprehur zhgënjimin për atë që ka parë dhe është dëshmuar në këto kohë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës nuk i kurseu kritikat edhe për situatën e krijuar në Partinë Demokratike.

Belind Këlliçi solli në vëmendje edhe një bisedë të bërë në sallën e parlamentit në tetor të vitit 1921, e cila sipas tij është aktuale edhe në ditët e sotme. 

Këlliçi renditi disa prej parimeve që ai do të ndjekë në këtë nismë të re politike, dhe vlerat për të cilat do të luftojë.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, iu bëri thirrje deputetëve socialistë që të përqafojnë edhe ata ndryshimin që po vjen me 14 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco