LIVE në KAFE SHQETO: Meço dhe Zeka mbi skandalin e përgjimeve, Doçin dhe kontratat abuzive

LIVE në KAFE SHQETO: Meço dhe Zeka mbi skandalin e përgjimeve, Doçin dhe kontratat abuzive

07:37, 24/03/2023

Një audiopërgjim i gazetarit të Karlo Bolinos, Adriatik Doçi është publikuar në media. Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve të ndryshëm, por edhe politikanëve të lidhur me qeverinë e Edi Ramës.

Një diskutim LIVE këtë mëngjes në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me dy të ftuar:

Sonila Meço, gazetare, autore e “Task Force”

Milaim Zeka, gazetar, analist

Adriatik Doçi njihet dhe si gazetari i Rilindjes për shkak se i ka shprehur publikisht bindjet e tij politike si mbështetës i partisë në pushtet. Gazetari bën publikime te një portal të quajtur “Prapaskena”, duke përdorur një gjuhë të ashpër, fyese dhe kërcënuese.

Mesa duket dhe nga audiopërgjimi, publikimet e tij kanë një qëllim, lidhjen e kontratave për përfitime personale abuzive. Dyshohet se ka rreth dy deri në tre orë audiopërgjime të gazetarit me personazhin në fjalë dhe persona të tjerë.

Pas publikimit të audiopërgjimit të parë të gazetarit të Karlo Bolinos, Adriatik Doçi, i cili tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, ka kërcënuar dhe sharë gazetarët e PublikTV.Live. Redaksia e PublikTV.

Live ka publikuar edhe pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

Gazetari i Karlo Bolinos, Adriatik Doçi duket se është ‘rrëfyer’ mirë te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm. Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, vjen dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi i Bolinos, Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco