Hakmarrja e Ramës nuk ndalet/ Rakipllari: Ka kërkuar të largohet News24 nga godina me qira

21:47, 23/03/2023

Hakmarrja e egër e Edi Ramës ndaj biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe bizneseve të tij nuk di të ndalet. 

Në Çim Peka Live, Drejtori i News24, Robert Rakipllari u shpreh se qeveria ka kërkuar largimin e televizionit nga godina me qira, ku ndodhet prej 20 vitesh në Shkozë. 

Ai përmendi edhe gjobat miliona euro që autoritetet kanë vendosur ndaj "Hysenbelliu Group" vetëm vitin e fundit.

"Është kërkuar me shkresë që News24 të largohet nga godina ku është. Ka një godinë me kontratë me qira shtetërore prej 20 vitesh. Aty kanë qenë ca rrënoja dhe janë bërë studiot, e gjitha për ambientete e televizionit. Është kërkuar të largohemi prej aty me shkresë se ka mbaruar afati i qirasë. Po ashtu, së fundmi u gostitëm me një gjobë nga Tatimet 200 mln lekë se nuk u gjetën bilance të dyfishta...Ka një problem, Neës24 i paguan pagat të gjitha në bankë. Arsyetimi i tatimeve ishte se disa paga nuk janë në nivelin mesatar të tregut. Për të shkuar te 18 mln euro gjoba nga janari i 2022 e deri tani. Në 30 vite biznesmen nuk ka marrë as 0.1% të gjobave që ka marrë për 1 vit", u shpreh Rakipllari.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco