‘Si hajdut në pronën private’/ Salianji: Këtë që Rama i bën ‘Prestige’, ua bën qytetarëve me gjoba

‘Si hajdut në pronën private’/ Salianji: Këtë që Rama i bën ‘Prestige’, ua bën qytetarëve me gjoba

16:13, 23/03/2023

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se akti që ka bërë Edi Rama dje, duke konfiskuar në mënyrë të paligjshme godinat e “Prestige Resort”, është një sulm i pastër dhe gjobëvënie ndaj pronarit të “Hysenbelliu Group”.

Në fjalën e tij jashtë Kuvendit, Salianji tha se ky akt është i dënueshëm dhe se çështja fitohet në favor të pronarit në gjykatat ndërkombëtare dhe se as Rama nuk do të mundë t’i shpëtojë ligjit.

‘Këtë që Rama po bën me ‘Prestige’, e bën çdo ditë me qytetarët kur përdor doganat dhe tatimet për të vendosur gjoba, apo edhe sistemin e drejtësisë’, u shpreh Salianji.

Salianji: Kemi një raport të DASH, si një udhërrëfyes, një thirrje për qytetarët që të reagojnë, jemi në një tribunë që kryeministri bën ç’të dojë, kërcënim i mediave dhe rasti i ‘Prestige’ përmendej në raport si një rast tepër shqetësues.

Rama bën një tjetër akt dje, si ata hajdutët që hynë në pronë private pa pyetur për ligj dhe rregulla. Akt tronditjeje ndaj qytetarëve.

Jemi në kushtet kur Rama përdor armë, gjobëvënie… ata dy mjeranët me kapuç aty janë kryeministri që vendos me sulm ndaj pronave, langaraq, kur njerëzit hyjnë në pronën e tjetrit pa asnjë dokument ligjor. Në afat mesëm apo afat gjatë është një çështje që fitohet në gjykatën ndërkombëtare. As Rama nuk ka për t’i shpëtuar dot abuzimit që bën në kurriz të ligjit.

Këtë që bën Rama me ‘Prestige’, e përdor njësoj çdo ditë me qytetarët… Këtë e bën njësoj kur përdor tatimet për të vendosur gjoba, doganën, drejtësinë.

Ne kemi kërkuar herë pas here largimin e tij, por në çdo vend tjetër do të mjaftonte kjo për t’u larguar menjëherë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco