Sulmi mbi 'Prestige Resort'/ Dyert hapen me kaçavida, bllokohen mediat

Sulmi mbi 'Prestige Resort'/ Dyert hapen me kaçavida, bllokohen mediat

11:15, 22/03/2023

Forcat e policisë kanë hapur me dhunë këtë të mërkurë ambientet e godinës së 'Prestige Resort' në Golem, për ta konfiskuar pa pritur vendimin e Gjykatës Administrative.

Përfaqësues të institucioneve janë futur brenda, teksa dyert i kanë hapur me kaçavidë.

Forca të shumta policie janë vendosur në kordon tek dera që u hap me dhunë dhe nuk kanë lejuar përfaqësuesit ligjore të Erjoni Shpk dhe Hysenbelliu Group të futen brenda e të jenë të pranishëm në momentet që përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror pretendojnë se do bëjnë inventarin.

Policia ka krijuar tensione pasi nuk ka lejuar as kamerat dhe gazetarët të afrohen për të filmuar dhe dëshmuar situatën e paprecedentë që po ndodh. Edhe gazetarja e SYRI TV nuk u lejua të filmonte.

Ndërkohë aksioni në “Prestige Resort” është kryer në një ditë pushimi zyrtar.

Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco