Ilir Meta: Më 14 maj do t'i kthejmë bashkitë në të denja për të jetuar

Ilir Meta: Më 14 maj do t'i kthejmë bashkitë në të denja për të jetuar

10:28, 21/03/2023

Ilir Meta ka premtuar se më 14 maj, opozita do t’i kthejë bashkitë e vendit, në të denja për të jetuar, përfshirë këtu edhe e mbrojtjen e pyjeve nga betoni dhe babëzia.

“Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, - shkroi Meta në Fb, -  na kujton sot nevojën për mbrojtjen e kurorave të gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona.

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë të bashkohemi për të mos lejuar më shkatërrimin e tyre nga betoni dhe babëzia. Më 14 maj do t'i kthejmë bashkitë, të denja për të jetuar!”, nënvizoi kryetari i Partisë së Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco