Pamjet e aksidentit fatal në Fushë Krujë - Milot, 'Benzi' kthehet në një grumbull hekurishtesh

Pamjet e aksidentit fatal në Fushë Krujë - Milot, 'Benzi' kthehet në një grumbull hekurishtesh

07:48, 21/03/2023

SYRI TV sjell pamjet e aksidentit të rëndë me një të vdekur dhe tre të plagosur që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë - Milot.

Image

Autovetura Benz është kthyer në një grumbull hekurishtesh prej përplasjes me mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Luan Duka, 50 vjeç dhe janë plagosur tri pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit duket se ka qënë shpejtësia tej normave.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco